SHBA kërkon nga Serbia vënien e drejtësisë për viktimat e luftës së Kosovës
Transmetuar më 03-07-2019, 18:07

Zyrtari i lartë amerikan, Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë kërkon nga Serbia vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës së Kosovës.

Këtë fakt e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Serbi, ndërsa Engel ka pasur një takim me Presidentin Aleksandër Vuçiç.

Në një njoftim të ambasadës amerikane në Beograd, thuhet se ai bisedoi me presidentin serb lidhur me bisedimet me Kosovën, arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Presidenti serb, tha pas takimit se është diskutuar sa “i rëndësishëm është vazhdimi i bisedimeve, sa është e rëndësishme për marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe për qëndrueshmërinë e tërë rajonit”.

Ai tha se është diskutuar edhe për rastin e vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro-amerikanë , trupat e të cilëve u gjetën 18 vjet më parë në një varrezë masive në Serbi. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...