Transmetuar më 03-07-2019, 23:57

Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe What’sApp kanë pësuar rënie që prej orës 15:00 të mesditës së sotme.

Këto rrjete sociale janë duke shfaqur probleme teknike në funksionimin e tyre.

Sipas përdoruesve, të cilët janë shprehur të revoltuar, problemi qëndron në postimet e fotografive në Facebook, të cilat nuk shfaqen dhe e njëjta gjë duket se ndodh edhe me Instagramin.

Po kështu edhe në Whatsapp, përdoruesit kanë hasur vështirësi në dërgimin e fotove, videove dhe mesazheve zanore.

Kompania e Facebook, nëpërmjet një komunikimi sqaron se po punon për rregullimin e problemit sa më shpejt që të jetë e mundur./a.k/noa.al/