Mjekët e spitalit e deklaruan të vdekur, por ai u zgjua pak para varrosjes. Ka shumë pak gjëra të tmerrshme aq sa mendimi i të varrosurit për së gjalli dhe këtë gjë e di mirë Mohammad Furqan, një 25-vjeçar me origjinë nga Lucknow, në Indi.
I riu u dërgua në spital, pasi u përfshi në një aksident në 21 qershor, por në 1 korrik mjekët e deklaruan të vdekur.
Në dëshpërim total, familja e tij vendosi që të përgatisë funeralin dhe trupi i tij u dërgua në shtëpi. Por teksa familjarët po përgatisnin funeralin, vëllai i tij Mohammad Irfan, vuri re disa lëvizje të dyshimta të kufomës.
Më pas i riu u dërgua sërish në spital, ku mjekët deklaruan se ishte ende gjallë, duke e lidhur me pajisjet që i mbanin në jetë.
Familja e tij kishte paguar 80 mijë sterlina në spitalin privat për ndjekjen e tij, por pavarësisht kësaj u deklarua i vdekur.
Aktualisht 25-vjeçari është ende në jetë, ndërkohë që gjendja e tij paraqitet kritike. /a.y/noa.al