Transmetuar më 04-07-2019, 13:09

Vogëlushja Jo, është 2 vjeçe, ka lindur me një keqformim në skelet dhe më konkretisht në gjymtyrët e poshtme. Vogëlushes i mungojnë dy kocka, dhe për rrjedhojë gjuri dhe kavilja duhen rindërtuar, kështu që vogëlushja nuk mund të ecë.

Në Itali, prej nga është edhe e mitura, zgjidhja e vetme është prerja e këmbëve, por ka ende një shpresë.

E vetmja mundësi është që vogëlushja ti nënshtrohet një ndërhyrje në Florida, SHBA, me anë të së cilës do mund të ecë, duke rindërtuar gjymtyrët, por kjo gjë kushton 500 mijë euro.

Për këtë arsye familja e saj ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh në platformën Gofundme.

Irene Ceneri solli në jetë vogëlushen në 24 mars 2017, dhe pas lindjes së saj u bë zbulimi i rëndë, shkruan noa.al.

“Operacioni dhe fizioterapitë kanë një kosto që shkon rreth 500 mijë euro. Familja jonë nuk mund ti sigurojë e vetme! Ju lutem na ndihmoni që të bëjmë të mundur, që Jo të ecë sërish. Na ndihmoni që të udhëtojmë drejt Floridas dhe të kryejmë rrugëtimin e vështirë”, shkruan nëna. /a.y/noa.al