Transmetuar më 04-07-2019, 20:47

Skuadra e Partizanit po bën një merkato të mirë për sezonin e ardhëshëm, por që lojtarët do t’i duhen edhe për pjesëmarrje në kupat e Europës.

Pas Ekuban, goditja e radhës është në repartin e portës.

Të kuqtë kanë zyrtarizuar futbollistin e katërt të ditës së sotme, dhe i radhës është portieri Aldo Teqja.

Talenti i portës së Kukësit dhe Skënderbeut ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga kryeqytetasit.

I riu ka hedhur firmën për të qenë 1 vit pjesë e Partizanit, ndërsa tre sezonet e kaluara luajti për korçarët e Skënderbeut. /k.k/noa.al/