Transmetuar më 04-07-2019, 23:34

Ndërron jetë në moshën 38-vjeçare ish-sportisti i Super Boël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jared Lorenzen.

Ish-anëtari i Neë York Giants, ndërroi jetë ditën e djeshme pas disa problemeve në zemër.

Lorenzen ka bërë emër në Universitetin e Kentuckyt, por problemet me peshë dhe me zemrën, bënë që ai të ndalojë në karrierë.

Sportisti me nofkën “Hefty Lefty” u dërgua në spital javën e kaluar pas problemeve shëndetësore.

Në Neë York, Lorenzen u paraqit për katër edicione, ku ishte pjesë në triumfin e skuadrës në Super Boël në vitin 2008, por një vit më pas ishte larguar.

Më pas, ai kaloi te Colts, por nuk arriti të ambientohet.

Fansat e sportistit kanë shprehur ngushëllime të shumta në adresë të familjarëve të tij.

“Jemi thellësisht të pikëlluar që të njoftojmë vdekjen e Jared. I vlerësojmë shumë ngushëllimet dhe lutjet tuaja, por si familje kërkojmë ta respektoni privatësinë tonë në këtë kohë”, tha nëna e sportistit, Janet Hermes./a.k/noa.al/