Transmetuar më 05-07-2019, 07:44

Një zbutës tigri në cirkun Orfei, Ettore Weber, 61 vjeç, u sulmua dhe shqye për vdekje nga tigrat.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në 4 korrik, në Triggiano, provincë e Bari, në Itali, në afërsi të qendrës tregtare Bariblu.

Mësohet se ngjarja ndodhi në skenë, teksa 61-vjeçari po merrej me stërvitjen e katër tigrave për provat e spektaklit.

Mësohet se Weber po stërviste katër tigra njëkohësisht kur u sulmua nga njëri prej tyre fillimisht, të cilit më tej iu bashkuan edhe tre të tjerë.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, 61-vjeçari gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra. /a.y/noa.al