Transmetuar më 05-07-2019, 14:16

Një tjetër afrim për të ardhmen, por ende shumë larg asaj që duhet të jetë goditja e madhe në tregun e transferimeve.

Disa emra të rëndësishëm u afruan me Milanin gjatë javëve të fundit, por i kushtëzuar nga Fair Play Financiar, klubi kuqezi ka dështuar të mbyllë marrëveshjet.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Dani Ceballos, objektivi madhor i Paolo Maldinit në merkato.

Futbollisti spanjoll me shumë mundësi do të transferohet në Premier League, pasi Tottenham është gati të paguajë 50 milion euro për kartonin e tij.

Gjithsesi, te Milani nuk janë të surprizuar pasi e dinin që në fillim se do të ishte e vështirë. Për këtë arsye, punohet në fshehtësi për të tjera blerje. Me Dani Ceballos të sfumuar, milanistët synojnë të rrëmbejnë Ruben Neves./b.l/noa.al/