Shoferin e zë gjumi në timon, filmohet përplasja fatale brenda makinës
Transmetuar më 05-07-2019, 22:54

Pamjet janë të rënda dhe tregojnë momentin e një aksidenti në Kinë.

Në makinë ndodhen shoferi dhe dy persona të tjerë, teksa drejtuesi i automjetit duket i lodhur dhe e zë gjumi duke ecur.

Pas katër sekondash që qëndroi me sy të mbyllur makina u përplas dhe tre personat duken teksa e pësojnë shumë keq, kjo edhe sepse nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Policia bëri me dije se të tre personat brenda makinës mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...