Transmetuar më 06-07-2019, 08:30

Janë disa plazhe në Shqipëri të cilat në periudhën e gushtit dhe korrikut mbi popullohen, pasi janë më të njohurat dhe më të bukurat. Por është koha të zbuloni disa të tjera të cilat quhen ndryshe si plazhet”sekrete” Shqiptare.

Vajtja tek këto mund të mos jetë aq e lehtë dhe praktike, por pamja që do të gjeni ja vlen shumë!

Gjiri i Krorëzit:Ndodhet në Sarandë. Nuk mund të shkohet as me makinë as me këmbë por nëpërmjet detit me varkë.

Ishujt e Tongos dhe Stillos: Ishulli i Tongos dhe i Stillos janë dy ishuj të vegjël pranë njëri-tjetrit që ndodhen në skajin më jugor të vendit, në Konispol! Ndodhet shumë pranë Greqisë, rreth 300 metra në Detin Jon dhe është i pabanuar!

Gjiret përrallore të Karaburunit: Gjiri i Dafinës është një prej bukurive natyrore më të veçanta që gjen në gadishullin e Karaburunit. Në morinë e gjireve detare që ka ky gadishull renditim, gjirin e Dafinës, shpella e Haxhi Aliut, Gjiri i Ariut, i Shën Andreut etj. Këto gjire të bukura mund të vizitohen përmes udhëtimeve me mjete lundruese, pasi pozicioni strategjik e bën të vështirë udhëtimin atje.