Transmetuar më 06-07-2019, 13:07

Luftë totale ndërmjet Atletico Madrid dhe Barcelonës për Antonie Griezmann.

Transferimi i sulmuesit francez në “Camp Nou” dukej një marrëveshje e mbyllur prej kohësh, më saktë që në mars, me Barcelonën e cila pasi kishte marrë miratimin e biondit ishte e gatshme të paguante dhe klauzolën e largimit prej 120 milion euro.

Pas rrëfimit të presidentit të Barcelonës, klubi i Atletico Madrid ka reaguar me anë të një komunikate për mediat:

“Jemi vënë në dijeni se lojtari kishte arritur akordin me Barcelonën që në mars, një tratative e cila kishte nisur që në shkurt.

Dje na erdhi një kërkesë nga ana e Barcelonës e cila kërkon që të paguaj klauzolën e largimit, kjo kërkesë është refuzuar nga ana jonë pasi Barcelona tregoi mungesë respekti ndaj Atletico Madrid dhe tifozëve tanë, lexohet ndër të tjera në komunikatën e klubit madrilen.

Me këtë lëvizje Atletico kërkon të bllokoj largimin e francezit por kundër këtij transferimi janë dhe vetë lojtarët e Barcelonës, pasi kërkojnë që klubi të transferoj Neymar.