Transmetuar më 07-07-2019, 07:57

Mbrëmjen e djeshme kati i parë i Bashkisë së Durrësit u përfshi nga flakët.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe  Kryetari i kësaj bashkie Vangjush Dako, i cili shprehet se nuk ka patur dëme në materialet brenda bashkisë.

Ai pohoi gjithashtu se shkaku i rënies së zjarrit ishte djegia e një kabulli elektrik në bodrumin e katit të parë të bashkisë.

Në regimin e tij, Dako falenderoi njësinë e zjarrfikësve për shuarjen në kohë të flakëve.

“Në ambientet e bashkisë së Durrësit në katin e parë (bodrum) ka rënë zjarr për arsye të djegies së një kabulli elektrik. Garantoj gjithë opinionin publik se zjarri nuk ka shkaktuar asnjë dëmtim në materialet e bashkisë. Falenderoj njesinë e zjarrfikësve për ndërhyrjen në kohë”, shkruan ai në reagimin e tij.