Zgjedhjet në Greqi, Basha uron Micotaqis: Shembull frymëzues për Shqipërinë
Transmetuar më 07-07-2019, 23:33

Kryedemokrati Lulzim Basha përshëndet zgjedhjet e ditës së sotme në Greqi, ku fituese rezultoi partia e drejtuar nga Qirjakos Micotaqis, Demokracia e Re.

Teksa uron homologun e tij, ai thotë se zgjedhje të tilla janë shembull për vlerat demokratike në Shqipëri.

“Urime Qirjakos Micotaqis dhe Demokracia e Re, për fitoren e bindëse! Vota e sotme shënjon një fillim të ri për Greqinë dhe vendos një shembull frymëzues për ndryshim dhe triumfin e vlerave demokratike në Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit!”, shkruan Basha në Twitter. /a.y/noa.al

Fitoi zgjedhjet në Greqi, Micotaqis: Nesër do të jetë një ditë e re

Mbyllet votimi në Greqi, partia e kryeministrit Tsipras drejt humbjes së thellë

Loading...
Loading...