Transmetuar më 08-07-2019, 14:04

Është munduar që vëmendjen mediatike gjatë kësaj periudhe speciale të jetës së saj ta mbajë larg vetes dhe ta shijojë gjithçka në fshehtësi të plotë. Por, me sa duket edhe ajo nuk i ka shpëtuar dot tundimit për të realizuar sesionin profesional fotografik si një grua shtatzënë.

Folësja e njohur e lajmeve në Vizion Plus, Lira Burgija edhe pak kohë dhe do të ketë në krahë frytin e dashurisë së saj me Ertjanin, ekonomistin që i ka rrëmbyer zemrës asaj.

Sipas Bordo.al, ka qenë vetëm Lira ajo që ka postuar në profilin zyrtar në Instagram fotot e realizuara së fundmi, ku zbulon barkun e rrumbullakosur, teksa lumturia i lexohet qartë në portret.

Njëherësh, ajo ka treguar edhe gjininë e foshnjes që pritet të lindë këtë verë. Lira dhe Ertjani do të bëhen për herë të parë prindër të një djali.

Folësja e lajmeve është thuajse në javët e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt ajo do të bekohet me një djalë!