Transmetuar më 08-07-2019, 17:43

Vepra  artistike, rolet e tyre aq ta dashura për publikun, rezervojnë sot nostalgji për publikun.

Sa herë gjejnë mundësinë Tinka Kurti e Margarita Xhepa takohen e konsumojnë ndonjë kafe së bashku. Por cilat janë dy nga aktoret më të mëdha që ka njohur ndonjëherë Shqipëria?

Më 1947 Tinka Kurti  u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle. Por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Gjatë karrierës së saj, në kinema e teatër, Tinka Kurti interpretoi mbi 120 role.

Dy kinema, një në Tiranë dhe një në Durrës mbajnë emrin e saj. Gjithashtu, emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri.

Margarita Xhepa nuk është as më pak e as më shumë, por Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe kinematografisë  shqiptare.

Në maj 2004, kur ajo u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer e fituar duartrokitjet e zakonshme të publikut në dramën “Streha e të harruarve”,  shënoi edhe karrierën e saj 50-vjeçare.

Margarita Xhepa, vetëm dy muaj më parë, tërhoqi vëmendjen e publikut pas shtrimit në spital, por duket se e ka kaluar atë.

Lidhur me moshën, a kanë ato sot frika nga plakja. Ja sesi është shprehur Tinka Kurti më herët:

“Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit, dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj.”

/a.m/noa.al/