Transmetuar më 08-07-2019, 18:20

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka pranuar se autoritetet serbe kanë dërguar produkte për popullsinë serbe në Kosovë, por pa dhënë detaje për mënyrën sesi vepruan.

Vuçiç tha se ai e bëri “një pjesë të mirë të punës”, në furnizimin e serbëve në Kosovë për nevojat themelore, të paktën për muajin e ardhshëm.

“Ia arritëm të sigurojmë një pjesë të mirë, por si e bëmë këtë, nuk do të flas”, i tha Vuçiç, Radio Televizionit të Serbisë.

Për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ai tha se kjo pyetje është mbi të gjitha “për shqiptarët dhe serbët”.

“Nëse do të na kishin lënë të qetë, me siguri se deri më tani do të kishim rënë dakord. Por, problemi është se Kosova nuk është një pyetje e ish-Jugosllavisë, kurrë nuk ka qenë një çështje e popujve që jetojnë atje”, tha Vuçiç.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës vendosi tarifën ndaj mallrave serbe, duke nxitur reagimin e Beogradit, pavarësisht edhe presionit ndërkombëtar ajo kundërshton heqjen e tarifës duke kërkuar njohjen nga ana e Serbisë të pavarësisë së Kosovës./a.m.noa.al/