Transmetuar më 08-07-2019, 22:51

Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar një tjetër afrim në skuadër.

Bëhet fjalë për futbollistin Rade Krunic, i cili sezonin e kaluar ka luajtur me Empolin.

Mesfushori ishte pjesë e dëshirave të trajnerit të ri, Marco Giampaolo.

Krunic ka luajtur rregullisht sezonin që lamë pas në “Serinë A”, me Empolin.

Lajmin për afrimin e lojtarit e ka bërë të ditur vetë skuadra me një video publikuar në rrjetet sociale.

Kjo është goditja e dytë e kuqezinjve në këtë merkato verore, pas afrimit të Theo Hernandez, mbërritur nga Real Madrid./a.k/noa.al/