Transmetuar më 09-07-2019, 12:20
Teksa të qenit bionde është kthyer në një fiksim të vërtetë për pjesën më të madhe të femrave, përjashtim duket se nuk ka bërë as Fifi.
Këngëtarja Filloreta Raçi e cila spikati qysh në daljet e para për flokët e gjatë të zinj, nuk i ka rezistuar kësaj tendence.
Kështu ditën e sotme ajo ka publikuar fotografi dhe video ku duket krejt bionde.
Duhet thënë se Fifi duket mjaft këndshëm, ndonëse do të na duhet pak kohë që të mësohemi me pamjen e re.
Këngëtarja spikat për lirshmërinë e saj dhe që më shumë se çdo gjë tjetër i bëri vend vetes me zërin e saj. /a.y/noa.al