Transmetuar më 09-07-2019, 13:09

Ishte duke bërë check-in para se të kthehej në shtëpi nga pushimet me familjen, kur vuri re se valixhja e tij peshonte më shumë nga limiti i lejuar.

Për të shmangur që të paguante tarifën shtesë, një burrë 46-vjeçar, mendoi si të gjente zgjidhjen.

Burri skocez nga Glasgow, ndodhej bashkë me familjen në aeroport, gati për tu nisur me avion, pas pushimeve në Francë, ku do të nisej nga Nisa drejt Edimbugut.

Por nga peshimi, bagazhi rezultoi shumë më i rëndë, çka e detyronte burrin që të paguante rreth 100 euro më shumë.

Kështu kryefamiljari për të shmangur tarifën vendosi të veshë njëra sipër tjetrës 13 bluza dhe këmisha, deri në momentin që valixhja arriti peshën e dëshiruar, shkruan noa.al.

Pamjet u filmuan nga djali i burrit, Josh Irvine, duke u publikuar më tej në rrjetet sociale ku dhe u përhapën me shpejtësi. /a.y/noa.al