Transmetuar më 09-07-2019, 13:22

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë një urim të ndjerë ditën e sotme, me rastin e ditëlindjes së nënës së saj.

Teksa ka publikuar dy foto me të ëmën dhe të motrën, Xhensila ndan eksperiencën e mëmësisë me të bijën, ndërsa kujton mundimet e së ëmës për rritjen e saj.

“Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim. Nëna që më dha jetën, sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për ditëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time.

Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua.

Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës. Të gëzofshim edhe shumë e shume vite unë, Alba, Ajka”, shkruan Xhensila. /a.y/noa.al