Transmetuar më 09-07-2019, 13:33
Foto ilustruese

Humb jetën një pushues teksa ishte duke u larë në plazhin e Tales, në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku një pushues i moshuar është mbytur duke u larë në det.

Noa.al mëson se viktima është Ded Fishta, 76 vjeç, banues në Shkodër.

Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë nga pushues të tjerë, i moshuari ka gjetur vdekjen.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al