Transmetuar më 09-07-2019, 15:59

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë për tre të arrestuarit të cilët tentuan që të fusnin drogë në burgun e Shënkollit.

Në burg kanë mbetur Mentadent Veinca dhe Xhefri Lumaj, ndersa ndaj Xhulio Kolës u dha masa e sigurise “arrest shtepie”.

Ata u arrestuan të dielën nga policia, pasi përmes një droni tentuan të fusin lëndë narkotike dhe celular në burgun e Shenkollit.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 6 korrik, në rrethimin e jashtëm të burgut, punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës, e ndërsa në mbështetje të tyre shkuan edhe FNSH e Shkodrës.

Pas bllokimit të dronit, policia gjeti të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë me tre karta.

Gjithashtu policia bllokoi edhe automjetin e autorëve, ku u gjet edhe telekomanda e dronit. Ndërsa brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, u gjet edhe çanta ku tre të arrestuarit kishin futur dronin, si dhe tre aparate të tjerë celularë./b.l/noa.al/