Transmetuar më 09-07-2019, 17:35

Një person është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi iu gjet një armë pa leje në lokal. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin M.N, për të cilin Policia e Tiranës thotë se është denoncuar nga qytetarët në “Komisariatin Dixhital”.

Sipas denoncimit, në rrugën e “Arbërit”,  lagjja nr. 1 Bathore,  në ambientet e një lokali, një person kishte armë zjarri në brez.

Më pas u bë prangosja e 45-vjeçarit, lindur në Shkodër dhe banues në Valias Kamëz, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, në ambjentin e lokalit,  policia i gjeti një armë zjarri pistoletë.

Nga kontrolli në banesë ju gjetën dhe 17 fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /k.k/noa.al/