Transmetuar më 09-07-2019, 18:52

Tre të rinj, që pak ditë më parë kundërshtuan me forcë një patrullë policie, janë vënë në pranga ditën e sotme.

Të ndaluarit janë E. K., 24 vjeç, F. T., 23 vjeç, A. H., 29 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Ata ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Në datën 5 korrik të këtij viti, ka ardhur një telefonatë për zhurmë në një lokal, dhe aty ka shkuar një patrullë policie.

Tre të rinjtë kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë duke i penguar në detyrë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/