Transmetuar më 09-07-2019, 19:27

Worben, 9 korrik  – Lamtumira e fundit iu dha pasditen e sotme futbollistes se kombëtares zvicerane, kapitenes së Yuong Boys, Florijana Ismailit.

Ne ceremonine e varrimit moren pjesë përpos familjarëve edhe qindra pjesëmarrës të tjerë, sportistë, miq e qytetarë, si dhe shqiptarë nga gjitha viset që jetojnë dhe veprojne në Zvicër, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Fillimisht folën perfaqesuesit e ekpit Young Boys te cilit ekip i printe Florijana Ismaili (kapitene). Ata thane njëzëri se “Florijana ishte krenaria jo vetem e Young Boys, por e mbare Zvicrës”.

Kapitenia e Young Boys ishte krenaria e Zvicrës dhe e shqiptarlve, ishte ambasadore e cila nga liqeni i kalter, fluturoi si shqiponje mbi qiellin e kaltert te pafund, te pa kthim..” tha nder tjera gazetari Nefail Maliqi nga Gjeneva ne fjalen e tij ngushëlluese para familjareve  te futbollistes zvicerane Florijana Ismaili.

Me 29 qershor humbi jetën tragjikisht në moshën 24-vjeçare, Florijana Ismaili!

Futbollistja e kombëtares së Zvicrës dhe kapitene e Young Boysit nga Bernë, u zhduk me 29 qershor në liqenin e Comos në Itali. Ajo me 2 korrik u gjet në thellësi të liqenit 204 metra.

Jo vetëm bota sportive mbetet e tronditur për humbjen tragjike të futbollistes shqiptare, prej më të mirave.

Bota e futbollit mbetet pa një emër të madh, por veprat saj do të mbeten gjithmonë të pavdekshme.

Dhimbje e lot për Florijana Ismailin!