Transmetuar më 09-07-2019, 20:32

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike pas zbulimit të një ferme me kanabis sativa.

Droga u gjet në një shtëpi në East Lancashire, ndërsa shqiptari i arrestuar është Alfred Dushaj.

Sipas gjykatës që mori në ngarkim këtë çështje, mendohet se një rrugë që kyyenin trafikantët arrinte në përfitimin prej 65 mijë paund.

Shqiptari pranoi akuzat e ngritura ndaj tij, dhe është lënë në burg për 20 muaj, dhe mund të depërtohet për në Shqipëri.

Dushaj kujdesej për lëndën narkotike duke e ujitur, dhe për këtë paguhej 50 paund në javë, si edhe kishte të siguruara shpenzimet për ushqime.

Daniel Howarth, avokati mbrojtës, tha se kjo ishte vepra e parë penale e klientit të tij, qoftë në Britani të Madhe apo në vendin e tij të lindjes.

“Ai tani duhet të përballet me shërbimet e emigracionit dhe dëbimin e mundshëm”, i tha ai gjykatës.

Dushaj ndërkohë tha se ishte një mundësi e mirë për t’u kthyer në Shqipëri që të kujdesej për nënën e tij të sëmurë. /k.k/noa.al/