Transmetuar më 09-07-2019, 21:12

Rey Manaj ka zyrtarizuar transferimine te skuadra spanjolle e Albacetes.

Zyrtarizimi i sulmuesit shqiptar, ka ardhur sot pasdite.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Albacetes nëpërmjet një postimi në Twitter.

Pas largimit nga Inter, Manaj ka firmosur kontratë 5-vjeçare me Albaceten.

Klubi iberik ka bërë të ditur se ka derdhur në arkat e Interit rreth 2,5 milionë euro për kartonin e futbollistit të kombëtares shqiptare, me Interin që e bleu nga Cremonese Manajn disa vite më parë për vetëm 500 mijë euro dhe tashmë e ka shitur 5 herë më shumë./a.k/noa.al/