Abuzoi seksualisht me vajzën e tij, arrestohet babai monstër
Transmetuar më 09-07-2019, 23:06

Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel të abuzimit seksual që babai kishte kryer për tre vite me vajzën e tij, Policia njofton arrestimin e tij.

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë, incest brenda familjes.

Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Gjatë emisionit nuk u bë publike as vendi ku ka ndodhur ngjarja dhe as inicialet e personave të përfshirë, për të ruajtur vajzën 18-vjeçare, por këto janë përfshirë në njoftimin e policisë.

Vajza kishte bërë më herët denoncimin ndaj babait, por ai ishte njoftuar nga efektivët.

”Bëra denoncimin, por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij”, shprehet vajza.

“Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg,”- tregon 18-vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

Burri është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë.

Loading...
Loading...