“Ky vend kurrë s’bëhet nëse…”, ja çfarë thotë deputeti
Transmetuar më 09-07-2019, 23:36

Të ftuarit në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 kanë debatuar mes tyre në lidhje me sistemin zgjedhor në vend.

Një pjesë e tyre besojnë se ndryshimi i sistemit do t’i hapte rrugë përmirësimit të shumë problematikave, të cilat sot për fat të keq janë ende prezente në politikën shqiptare.

Deputeti i pavarur, Andi Përmeti tha se politika nuk ka bërë asnjë hap para për të ndryshuar këtë gjë duke shtuar se shihet qartë fryma në terren se edhe maxhoranca nuk e do një ndryshim të tillë.

Ndërkohë deputeti Halit Valteri pohoi se Kuvendi i Shqipërisë duhet pastruar nga figura që njihen si problematike dhe që nuk i shërbejnë dot qytetarëve. Pjesë nga debati: Andi Përmeti: Gjashtë vite në pushtet nuk keni bërë asgjë. Uluni dhe zbatojini duke thënë se këto ndryshime sugjerojmë ne. Bëni një draft tuajin si PS, si të doni. Nxirreni publikisht dhe jepni fund listës së servilëve të krerëve të partive.

Adnor Shameti: Jemi të hapur.

Andi Përmeti: Jeni të hapur, por nuk po bëni asgjë.

Shameti: Në frymën e të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR është edhe komisioni i reformës zgjedhore.  Uroj shumë që ata ta bëjnë punën dhe të vijnë me një raport.

Valteri: A mund të bëjmë një lloj veprimi të përsosur që ta pastrojmë dhe t’i bie një fshesë njëherë në 5 vite tempullit të demokracisë. Këta janë me lidhje nepotike të çmendura. Nëse vazhdohet kjo, ky vend kurrë nuk do të bëhet. Maxhoranca nuk ka vullnetin për ta bërë reformën zgjedhore.

Loading...
Loading...