Transmetuar më 10-07-2019, 08:00

Ish-deputetja demokrate Grida Duma, qysh në momentin e hyrjes së saj në politikë, spikati për pamjen dhe stilin e veshjes.

Por nëse keni parë shumë nga protesta e 8 korrikut të hënën, me siguri që iu ka shpëtuar pamja e Gridës.

Ka qenë vetë ajo që ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ku shkruan, “Me të rinj energjikë që përçojnë vetëbesim dhe optimizëm në protestën e 8 korrikut. Asgjë nuk do të mund të arrihet veçse me përfshirjen e plotë të të rinjve në çdo nivel të politikës.

Shqipëria po pret energjinë e tyre dhe ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen sipas meritës të të rinjve të talentuar dhe këmbëngulës”.

Bie në sy heqja e takave nga ish-deputetja, veshja e atleteve dhe një fustani blu me rrip në mes, duke u shfaqur shumë stil. /a.y/noa.al