Transmetuar më 10-07-2019, 08:29
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për trafik droge.

Pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, uniformat bly arrestuan përkohësisht këtë të martë me qëllim ekstradimi drejt Italisë Agron Disha, 48 vjeç, banues në Durrës.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Partos në Itali, më 27 qershor 2019, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al