Transmetuar më 10-07-2019, 11:10

Çifti i njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, janë prindër të dy fëmijëve, të cilët janë munduar që ti mbajnë larg vëmendjes së medias.

Por teksa prej disa ditësh ndodhen me pushime familjare, ata kanë bërë disa lëshime.

Ka qenë Ami ajo që ka publikuar foto dhe video, ku vogëlushja Sia shihet në krahët e të atit teksa kërcejnë gjatë një feste.

Në këtë formë është zbuluar për herë të parë fytyra e Sia, ndërkohë që Joelin e kemi parë edhe herë të tjera.

Vogëlushja buçko, shihet me flokët e kapur bishtaleca, ndërkohë që duket mjaft lozonjare. /a.y/noa.al