Transmetuar më 10-07-2019, 11:53

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka dalë ditën e sotme para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi komisioneri publik ankimoi vendimin e Komisioit të Pavarur të Kualifikimit i cili e konfirmoi në detyrë, duke kaluar procesin e ventingut.

Duke folur për mediat Zgaanjori tha se ka paraqitur para trupës gjykuese dhjetë dokumente shtesë.

“Si në seancën e parë, edhe sot rreth të njëjtave argumente sillen pyetjet dhe përgjigjet. U përpoqa të jap më të mirën. Sot paraqita 10 dokumente të reja krahas atyre 23 që paraqita herën e fundit. Trupa gjykuese u tërhoq për të vlerësuar marrjen ose jo përsipër për të shqyrtuar dokumentet që dorëzova”, u shpreh Zaganjori.

Kujtojmë se e sotmja, është seanca e dytë në KPA për Zaganjorin, pas shtyrjes së të parës më 25 qershor, ku dhe u paraqitën prova të reja.

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK, pasi vlerësoi se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë. /a.y/noa.al