Transmetuar më 10-07-2019, 13:30
Makinat e sekuestruara

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Përsëritësi” ka vënë në pranga dy persona të akuzuar e mashtrim me kontrata fiktive dhe vetëgjyqësi.

Kështu mbrëmjen e kësaj të marte u bë arrestimi i M. J., 44 vjeç, i dënuar më parë tre herë për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilët paguhet akcizë dhe F. I., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të prangosuri, janë ndaluar pasi kanë bërë një kontratë fiktive, ku shtetasi M.J.. i ka shitur shtetasit F.I. me kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milionë lekë duke fshehur të ardhurat, vepër penale kjo e cila është kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milionë lekë.

Ndërkohë i dyshuari M.J., ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.Sh., dhe O.Sh.

Gjithashtu i dyshuar M. J., ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme xhiron mujore të një biznesi të shtetases O. Sh., në vlerën rreth 55 milionë lekë të reja.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Vjedhje në shuma të mëdha”, “Vetëgjyqësi” dhe “Fshehje të ardhurave kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al