Transmetuar më 10-07-2019, 14:19

Vazhdon vettingu për kandidatët që duan të jenë pjesë e SPAK, strukturës së re dhe të rëndësishme të reformës në drejtësi. Janë 23 kandidatë për SPAK, 10  kanë kaluar vettingun.

Sot mbahet dita e tretë e intervistave të personave që kalojnë në vetting. KLP vazhdon intervistat me kandidatët për krijimin e SPAK.

Këshilli i Lartë të Prokurorisë përfundoi sot intervistimin e 5 kandidatëve të tjerë për SPAK. Në seancën dëgjimore nuk është paraqitur prokurori Dritan Prençi, për të cilin KLP nuk ka patur gati materialet e vlerësimit dhe në vend të tij është thirrur Behar Dibra.

Janë pyetur gjithashtu edhe Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Dorjana Benko dhe kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Kjo e fundit është pyetur për çështjen e ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, i cili ka marrë pafajësinë në Apel.

Lidhur me të, Imeraj është shprehur se ka respektuar ligjin dhe do të vepronte po njëlloj edhe tani.

E pyetur se çfarë do bënte më shumë në SPAK, ka deklaruar se rezultatet do të jenë më të mira pasi do kenë edhe Byronë e Hetimit dhe kushte më të mira për të luftuar.

Ka një sërë pyetjesh që lidhen me anën profesionale, me shkollimin, mënyrën si janë hetuar emra të njohur të botës së krimit etj.

Ky proces pritet që të mbarojë të premten. Me ata që kanë kaluar vettingun, mund të ngrihet SPAK. Prokurorët Arben Kraja dhe Arben Prenci e kanë kaluar deri tashmë zyrtarisht vettingun./b.l/noa.al/