Sarajevë, Meta vendos lule te varri i Izetbegović: Burrë i madh
Transmetuar më 10-07-2019, 16:45

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kryer homazhe te varri i një prej liderëve më të mëdhenj të Bosnjës, Alija Izetbegović.

Ky i fundit ishte udhëheqësi i luftës së popullit boshnjak për pavarësi dhe një nga mendimtarët më të shquar të shekullit të XX, sa është quajtur edhe “Mbreti i mençur”.

Për këtë arsye, Kreu i Shtetit Shqiptar shkruan në “facebook” se e nderon sa herë që shkon në Sarajevë.

Ndër të tjera, Meta sjell në vëmendje dhe një nga thëniet e shquara të Alija Izetbegović “Do të sakrifikoja paqen për sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, po për paqen në Bosnje-Hercegovinë nuk do të sakrifikoja sovranitetin”.

“Nga jeta plot privacione dhe sakrifica, e këtij burri të madh shteti si Alija Izetbegović, mjafton dhe kjo trashëgimi që ka lënë, për ta nderuar sa herë vij në Sarajevë”, shkruan Meta./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...