Transmetuar më 10-07-2019, 20:36

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident, në Vërdovë të Pogradecit.

Mësohet se në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Dyshohet se shkak për përplasjen mund të jetë bërë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut gjatë gjithë ditës së sotme.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/