Transmetuar më 10-07-2019, 20:45

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shprehet se disa persona i kanë grabitur nën presionin e armës makinën disa ditë më parë në Shëngjin të Lezhës.

Ai tregon mes tjerash se policia ka dijeni për ngjarjen, por ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë.

Qytetari thekson se ekzistojnë edhe pamjet filmike kur makina tip “audi”  ka dalë në rrugë dhe e ka kërcënuar me armë.

“Narkopolicia e Edvin Mafise dhe Gjeneral Kanabisit fshehin krimin! sbPershendetje doktor berisha me date 27 rreth ores 2 e 50 te karburat uldedaj pa ik ne kryqezimin e shengjinit nje audi gri na kane grabitur Makinen posh. Na kane ulur ne tok me pistoleta ne kry. Jane pamjet filmike dhe policia ende nuk ka ber dicka. Ajo makin kishte qen 2 ore para ne kerkim te policia. Po mos ti jepnin celsa do na gjunin. Kjo gje shikohohet shum qart ke karburanti”- thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.