Transmetuar më 10-07-2019, 21:46

Edhe pse nuk kishte pasur sukses menjëherë pas publikimit, “Alkimisti” shumë shpejt ishte bërë një libër bestseller

Shpeshherë i përshkruar si “përrallë e mahnitshme, metaforë e jetës” ose “histori simpatike”, libri i shkruar nga Paulo Coelho është përkthyer në më shumë se 70 gjuhë.

Libri e tregon historinë e një djaloshi bari i cili e fillon një rrugëtim në kërkim të një thesari te piramidat e Egjiptit pasi që sheh ëndrra për të vazhdimisht. Aventura e këtij djaloshi përfundon duke gjetur ai më shumë pasur sesa ç’kishte shpresuar më herët.

Ky libër ka të bëjë më shumë për gjetjen e fatit të një personi. I tërë rrugëtimi i djaloshit na mëson t’i ndjekim zemrat dhe ëndrrat; ne duhet t’i shfrytëzojmë menjëherë mundësitë që na i ofron jeta në kërkim të çfarëdoje që na bën të lumtur.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më të mira të këtij libri, të cilat do t’ju inspirojnë t’i ndiqni ëndrrat që i keni:

– “Dhe, kur të dëshironi diçka, i tërë universi konspiron për t’ju ndihmuar ta arrini atë”

– “Dikush dashurohet sepse dashurohet. Nuk nevojitet ndonjë arsye për të dashuruar”

– “Çdo njeri duket se e ka një ide të qartë se si tjerët duhet të jetojnë, por askush nuk ka ide se si ta jetoj jetën e vet”

– “Çdo bekim që injorohet shndërrohet në mallkim”

– “Dhe, kur nuk ka kthim prapa, ju duhet të brengoseni vetëm për mënyrën më të mirë për të ecur përpara”

– “Asnjëherë nuk do të jeni të aftë të ikni nga zemra juaj. Prandaj është më mirë ta dëgjoni çfarë po ju thotë”

– “Gjërat më të thjeshta janë gjithashtu më të jashtëzakonshmet, dhe vetëm të mençurit mund t’i shohin ato”

– “Kur ne dashurojmë, ne gjithmonë synojmë të bëhemi më të mirë sesa që jemi. Kur synojmë ë bëhemi më të mirë sesa që jemi, çdo gjë përreth nesh gjithashtu bëhet më mirë”

– “Është mundësia e realizimit të një ëndrre ajo e cila e bën jetën interesant”

– “Njerëzit janë të aftë, në cilindo periudhë të jetës së tyre, ta bëjnë atë që e ëndërrojnë”

– “Është vetëm një gjë e cila e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika e dështimit”

– “Në një pikë të jetës sonë, ne e humbasim kontrollin e asaj çfarë po na ndodh neve, dhe jetët tona kontrollohen nga fati. Kjo është gënjeshtra më e madhe në botë”.

5 gjëra nga libri ndër më të shiturit në histori

“Alkimisti” është një nga librat më të shitur në histori, duke frymëzuar njerëzit në gjithë botën të ndjekin ëndrrat e tyre. Ja çfarë na mëson kryevepra e Paulo Coelho.

1. Frika është pengesa më e madhe “Thuaji zemrës se frika nga vuajtja është më e keqe sesa vuajtja vetë. Asnjë zemër nuk ka vuajtur kur ka ndjekur ëndrrat”.

2. E vërteta do të triumfojë gjithmonë “E vërteta nuk fshihet në mjegull, do të dalë patjetër një ditë. Nëse je në dyshim për vendimin e duhur, është ai që i qëndron testit të kohës”.

3. Thyej monotoninë “Ditët janë të gjitha njëlloj kur njerëzit nuk arrijnë të veçojnë gjërat e mira që u ndodhin çdo ditë kur dielli lind”.

4. Përqafo të tashmen “Ne nuk jetojmë as në të kaluarën, as në të ardhmen. Unë jam i interesuar vetëm në të tashmen, vetëm kështu mund të jem i lumtur”.

5. Bëhu jorealist “Unë e shoh botën ashtu siç dua unë të jetë, jo ashtu siç është në të vërtetë. Disa nga shpikjet më të mëdha janë bërë sepse disa njerëz nuk pranuan ta shohin botën ashtu siç është”.

6. Mos u dorëzo! “Sekreti i jetës është të rrëzohesh shtatë herë dhe të ngrihesh tetë herë. Disa nga romanet më të shkëlqyer në histori janë botuar pasi janë refuzuar dhjetëra herë. Për fat të mirë, autorët e tyre nuk u dorëzuan”

Çfarë duhet të dini për Alkimistin

“Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë. “Alkimisti” i Paulo Coelho-s është tamam libri që tashmë mban statusin e romanit modern por klasik.”

“Për të kuptuar vetë fatin është obligim i secilit.”

Romani magjepsës i Paulo Coelho-s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë.

Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.

Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën. Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesarin gjendej pikërisht në shtëpinë e vet.

E brishtë, ndjellëse, dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.