Transmetuar më 10-07-2019, 21:50
Me një traditë shekullore në kultivimin e duhanit, zona e Dumresë prej 3 vitesh po i drejtohet kulturave të tjera.
Fermerët po provojnë kultivimin e rigonit, i cili fillimisht solli të ardhura të kënaqshme, por duket se edhe kjo kulturë do të ketë fatin e duhanit. Çmimi i tij po bie dita ditës.
Kjo zonë jeton vetëm me bujqësi. Familje të tëra përpiqen të ndërtojnë jetën e tyre këtu, por deri në momentin kur nuk merren masa fshatrat tona do të zbrazen dhe emigracioni do të flasë fjalën e tij, shkruan TCH.
Pavarësisht se është një zonë punëtore, fermerët e Dumresë po falimentojnë edhe me rigonin.