Transmetuar më 11-07-2019, 11:08

Një roje plazhi në Orikum, i cili ka qenë duke rregulluar dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme, është goditur në kokë nga një tub çadre.

Si pasojë e goditjes së fortë në kokë, i riu ka qëndruar më shumë se 30 minuta në gjendje kome, derisa ka mbërritur ambulanca.

Qytetarët janë përpjekur t’i vinë në ndihmë të riut, duke i vendosur qese me akull në kokë, por pa mundur të bëjnë më shumë.

I plagosuri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, transmeton ‘tch’.

Stuhia që goditi mbrëmë vendin ka shkaktuar dëme të shumta jo vetëm në Vlorë, por edhe në veri të Shqipërisë.