Transmetuar më 11-07-2019, 13:33

Një person u ngjit në Shard, grataçelën më të lartë në Londër, pa asnjë pajisje sigurie, por vetëm me duar.

Policia u lajmërua mëngjesin e 8 korrikut, nga kalimtarë të rastit, të cilët panë një person duke u ngjitur në grataçelën prej 95 katesh në Southwark.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet një person i kapur pas ndërtesës 309 metra të lartë.

Policia e priti “guximtarin” brenda ndërtesës, pas përfundimit të nismës së tij, por nuk e arrestoi.

“Fatmirësisht nga aventura e pazakontë askush nuk mbeti i lënduar”, u tha në një deklaratë The Shard, Real Estate Management. /a.y/noa.al