Transmetuar më 11-07-2019, 13:57

Jose Mourinho ka refuzuar ofertën prej 110 milionë dollarë për të qenë trajneri i ekipit kinez Guangzhou Evergran.

Mësohet se Mourinhos iu ofrua një shifër prej 35 milionë dollarë për sezon së bashku me bonuset për të marrë përsipër klubin kinez të Super Ligës.

Por mesa duket kjo shifër nuk e ka kënaqur ish-trajnerit të Chelsea, Real Madrid dhe Manchester United.

Sipas “Sky Sports” Mourinho është takuar me presidentin e klubit, Xu Jiayin në Londër, ku ata kanë diskutuar për arritjen e marrëveshjes. Guangzhou aktualisht janë në drejtimin e legjendës italiane Fabio Cannavaro./b.l/noa.al/