Transmetuar më 11-07-2019, 14:11
Foto ilustruese

Në prangat e policisë së Skraparit ka rënë një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje. Uniformat blu arrestuan F.I., banues në Nikollarë.

Ai dyshohet se bashkë me dy vëllezërit e tij katër vite më parë po transportonin lëndë narkotike nga Skrapari në Përmet, ku në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim Nr.43 datë 17.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Vrasje me dashje, mbetur në tentativë", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/