Transmetuar më 11-07-2019, 15:21

Konfirmohet në detyrë kryebashkiaku i ri i Elbasanit Gledian Llatja i cili u zgjodh pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Llatja është kryebashkiaku i parë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit i cili në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, konfirmohet mandati i fituar nga Gledjan Llatja për të drejtuar Elbasanin në 4 vitet e ardhshme.

Llatja do të zëvendësojë kryebashkiakun Qazim Sjedinin i cili Bashkinë pas 3 mandatesh në krye të saj.

Vendimi është marrë ditën e sotme, pas kërkesës së dorëzuar nga vetë Llatja në gjykatën e Elbasanit për vërtetimin e mandatit.

Në 30 qershor, Gledian Llatja nuk kishte kandidat përballë për Bashkinë e Elbasanit, kjo pasi opozita nuk vendosi të marrë pjesë në zgjedhje./b.l/noa.al/