Transmetuar më 11-07-2019, 15:28

Gjykata e Apelit ne Shkodër jep vendimit për ish deputetin Bardh Spahia. Gjykata vendosi detyrim paraqitje duke e konsideruar si ndalim i paligjshëm për ish deputetin duke e liruar plotësisht. Me përpara ai kishte masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhënë nga shkalla e parë në Shkodër.

Trupa gjykuese e Apelit e cilësoi të paligjshëm arrestimin e ish – deputetit, duke kërkuar që ai të paraqitet në polici vetëm të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Seanca nisi paradite por u shty me disa orë për shkak se policia nuk bëri shoqërimin e tij në gjykatë. Në seancë u paraqit vetëm dy avokatët, mes tyre  Ivi Kaso. Ata kishin prokurë nga familjarët për përfaqësimin e tij në gjykatë.

Por gjykata pas kontakteve me drejtorinë e policisë së Tiranës bëri të mundur edhe paraqitjen e Spahisë.

Ish-deputeti Spahia është i dyshuar per tri vepra penale “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve të policisë”./b.l/noa.al/