Transmetuar më 11-07-2019, 15:44

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj i ka dhënë përgjigje përmes rrjeteve socialeve, zërave të opozitës për rritje të taksës së karburantit në vend.

Për ministren Denaj, deklarata e kryedemokratit Basha për rritje të taksës së karburantit, është thjeshtë dhë vetëm produkt i fantazisë së tij.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!“ shkruan Denaj në tëitter.

Deklaratën e ministres Denaj, e ka mbështetur edhe kreu i ekzekutivit, Edi Rama, i cili ka ripostuar reagimin e ministres në Instagramin e tij duke e shoqëruar me komentin “E vërtetë”.