Në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, i riu arrestohet në Durrës
Transmetuar më 11-07-2019, 16:20

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Firences në Itali.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar R.T., 25 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi R.T., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Firences/Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim për kryerjen e veprës penale ” Vjedhje me dhunë “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...