Transmetuar më 11-07-2019, 16:36

Aludime, thashetheme, konfirmime nga burime të afërta… të gjithave u erdhi fundi me këtë zyrtarizim të lidhjes nga vetë çifti: Dua Lipa dhe Anwar Hadid.

Ata janë fotografuar gjatë një festivali muzikor në Londër, ku nuk ngurruan të shfaqnin dashurinë për njëri-tjetrin haptazi.

Dhe nëse përpiqeshin të hidhnin poshtë aludimet me “dhe shokët i përqafojmë”, paparacët kanë mundur të sigurojnë një foto të puthjes së tyre të parë publike.

Edhe pse foto të tyre teksa përqafoheshin qarkullonin prej disa ditësh, puthja e tyre në publik konfirmon gjithçka. U deshën vetëm dy javë që Dua Lipa dhe i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid, të bënin publike lidhjen e tyre.

Menjëherë pas ndarjes së këngëtares nga Isaac Carey me të cilën ka pasur një histori 5 vjeçare ajo nisi një lidhje me modelin. Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë, puthja pasionante është prova./b.l/noa.al/