Transmetuar më 11-07-2019, 18:05
Për të koordinuar veprimet e aksionit opozitar, krydemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive që administrohen nga të zgjedhurit e djathtë.
Të pranishëm janë edhe anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Një ditë më parë, Lulzim Basha tha se kryebashkiakët e PD-së nuk do të lirojnë zyrat deri në mbajtjen e zgjedhjeve të vërteta, dhe jo si ato të 30 qershorit.
Edhe vetë kryetarët e bashkive të djathta kanë deklaruar se nuk ta tolerojnë një rrotacion të tillë.
Opozita ndërkaq do të vijojë protestat për të kërkuar largimin e Edi Ramës. /k.k/noa.al/